Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Francës - Dhoma e Ulët e Parlamentit - Claude Bartolone ka marrë një letër kërcënuese nga kundërshtarët e projektligjit për legalizimin e martesave të të njëjtit seks.

Siç u bë e njohur, zarfi i adresuar Claude Bartolone, përmbante barut armësh dhe një letër në emër të organizatës që e quan veten "Ndërveprimi i forcave të ruajtjes së rendit". "Metodat tona janë më radikale dhe më operative se sa manifestimet - thuhet në letër. - Ju deshët luftë, ju e morrët atë".

Ditën e martë në Asamblenë Kombëtare do të mbahet votimi vendimtar mbi projektligjin për legalizimin e martesave midis të njëjtit seks, pas së cilit ai i kalon për miratim Presidentit të Republikës.