Këshilli i BE-së vendosi të lejojë blerjen e naftës nga rebelët sirianë si dhe investimet e shitjen e pajisjeve për industrinë e naftës në Siri.

"Kjo do të jetë shumë e vështirë për t’u bërë në kushtet aktuale, por për ne është tejet i rëndësishëm dërgimi i një sinjali pozitiv politik", - deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, William Hague.

Edhe pse rebelët sirianë më parë deklaruan se ata kontrollojnë deri në 70% të vendburimeve të naftës në verilindje të Sirisë, nxjerrja e saj bëhet me ndërprerje, kurse vetë kryengritësit preferojnë t’u vënë zjarrin puseve në zonat e pasigurisë, paqartësisë.