Ministria e Shëndetësisë e Iranit filloi një fushatë për rritjen e lindshmërisë në vend. Autoritetet po mobilizojnë rreth 150 mijë bashkëpunëtorë të Ministrisë për propagandimin e përfitimeve nga martesa dhe lindja e fëmijës së dytë. Autoritetet duan që familjet të fillojnë të planifikojnë lindjen e një foshnje të re, kur fëmija i parë të mbushë dy vjeç.

Në Iran deri para pak kohësh funksiononte programi për uljen e lindshmërisë. Ai u miratua pas rritjes së mprehtë të popullsisë mbas Revolucionit Islamik të vitit 1979. Që atëherë lindshmëria ka rënë gradualisht dhe në vitin 2012 ajo arriti nivelin kritik prej 1.2%.