Një peshkatar francez në Australi shpëtoi për mrekulli nga dhëmbët e një krokodili, duke luftuar me grushta kundër tij.

Krokodili me gjatësi 2.5-3 metra sulmoi 29-vjeçarin Yoann Galeran në brigjet veriore të Australisë, kur ai u hodh në ujë. Zvarraniku e kafshoi atë në kokë duke e tërhequr më pas me vete në fund.

“Unë u largova me not ndoshta 4-5 metra nga barka kur ndjeva që diçka më mbërtheu fort kokën, sikur ma shtrëndoi mes dy gurëve të mëdhenj, diçka shumë e fuqishme. Dhe atëhere e kuptova se ai ishte një krokodil", - tha francezi që shpëtoi për mrekulli.

"Unë e godita atë ku munda, - kujton Yoann Galeran. - Dhe isha vërtetë me fat. Në qoftë se do të kishte qenë ndonjë krokodil më i madh, unë tashmë do të kisha mbetur pa kokë".