Një kambanë bronzi me peshë 2 ton ra mbi një turist në tempullin e provincës kineze të Shandong, njoftoi gazeta “The Daily Mail”. Konstruksioni gjigand u shemb mbi dysheme dhe mbuloi turistin, pasi miqtë e tij vendosën të bëjnë shaka me të duke i rënë kambanës, nëpërmjet së cilës thirren murgjit budistë për lutje.

Për shkak të faktit se kambana është objekt me vlerë kulturore dhe nuk mund të dëmtohej, operacioni i shpëtimit u vështirësua së tepërmi. Ekipit të shpëtimit iu deshën plot 2 orë për të nxjerrë turistin e mbetur nën kambanë.