0Dihet se katër nga viktimat janë zjarrfikës, të cilët u përpoqën të shuajnë zjarrin në një nga repartet e prodhimit.

Nga vendi i ngjarjes njofton korrespondenti i Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Roman Mamonov.

Tani po vazhdon pastrimi i rrënojave të godinave të shembura në qytetin e prekur nga shpërthimi. Sipas të dhënave të saktësuara, janë shkatërruar apo dëmtuar rëndë rreth 80 ndërtesa, midis të cilave jo pak shtëpi banimi. Nën rrënojat e tyre mund të ndodhen njerëz. Mjeku kirurg-traumatolog Danny Owens bëri thirrje për të shpejtuar operacionin e kërkimit:

- Nën rrënoja, si rregull, njeriu mund të mbijetojë disa ditë, gjithçka varet nga gjendja e tij fizike. Unë jam më tepër i shqetësuar për pacientët nga shtëpia për të moshuarit (azili i pleqve). Shumica e tyre nuk ka gjasa të rezistojnë dot për një kohë të gjatë nën gërmadhat e godinës, në qoftë se ekipet e shpëtimit nuk do të nxitojnë.

Si dhe më parë vazhdon të mbetet e hapur çështja që ka të bëjë me zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë. Versioni kryesor - shkelja e rregullave teknike në vendin e punës. Por autoritetet nuk janë të prirura të nxitojnë me nxjerrjen e konkluzioneve. Ja se çfarë deklaroi për gazetarët Sherifi i qarkut McLennan, Matt Coughton:

- Unë nuk mund të them me siguri nëse kanë mbetur ende atje kontejnerë të pashpërthyer me substancë të rrezikshme. Edhe cili ishte shkaku i shpërthimit të zjarrit, ne gjithashtu nuk e dimë deri tani. Aktualisht në vendin e ngjarjes po zhvillohet hetimi.

Ndërkohë u bë e ditur se pronarët e uzinës së prodhimit të plehrave kimike janë gjobitur rregullisht për shkelje të rregullave të sigurisë gjatë prodhimit dhe transportimit të substancave të rrezikshme. Vetëm vitin e kaluar pronarët e uzinës janë detyruar të paguajnë 8.000 dollarë gjoba.

0Kurse sipas njoftimeve të Agjencisë Associated Press, Departamenti i Sigurimit i Ministrisë së Punës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (OSHA) nuk e ka verifikuar punën e uzinës së Texas-it që nga viti 1985.