Ditën e premte minj mongolianë gerbils, hekona, peshq-cichlids, mikroorganizma të ndryshme, bimë dhe meteoritë artificialë u nisën në një udhëtim 30-ditor në kozmos me biosatelitin rus "Bion-1M" (russ. «Бион-1М»), njoftoi Zëvendësi i udhëheqësit shkencor të projektit, Eugjeni Ilin.

Sateliti "Bion-1M", biosateliti i parë rus që nga viti 2007, u lëshua nga kozmodromi "Bajkonur" më 14:00 sipas orës së Moskës me raketëmbajtësen "Soyuz-2.1a" (russ. "Союз-2.1а").

Si rezultat i eksperimentit shkencëtarët do të kenë mundësi të vlerësojnë efektin e ndikimit të gjendjes kohëgjatë të mungesës së peshës mbi organizmat e gjalla. Meteoritët artificialë (pllaka speciale prej basalti me vrima të vogla, ku janë vendosur spore bakteriesh) do t’i nënshtrohen rrezatimit kozmik, ndërsa gjatë kthimit në Tokë do të përjetojnë rritjen e temperaturës deri në një mijë gradë, ndryshime të presionit dhe mbingarkesa.