Një polic u vra si pasojë e hapjes së zjarrit me armë në territorin e Massachusetts Institute of Technology (Boston, SHBA), njoftoi të premten televizioni lokal.

Faqja e Internetit e Institutit njoftoi se policia ka rrethuar territorin e kampusit universitar, ku ndodhën të shtënat. Personi që hapi zjarr ende nuk është arrestuar. Administrata e Institutit u bën thirrje studentëve, të cilët jetojnë në kampusin universitar, që të mos dalin në rrugë për aq kohë sa situata të bëhet e parrezikshme.