Problemi i Koresë së Veriut do të diskutohet javën e ardhshme në takimin e radhës të Këshillit NATO-Rusi, deklaroi të premten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Ai vlerësoi faktin se Rusia së bashku me komunitetin ndërkombëtar i bëri thirrje Koresë së Veriut që të "përmbahet nga provokimet dhe të zbatojë të gjitha rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në kërkim të një zgjidhjeje paqësore në Gadishullin Korean".

Anders Fogh Rasmussen theksoi se NATO dhe Rusia kanë të njëjtën pikëpamje rreth situatës në Gadishull.