Egjipti është i interesuar për teknologjitë ruse dhe ka ndërmend të zhvillojë marrëdhëniet me Rusinë. "Kjo do të lejonte krijimin në sferën politike të një aleance të vërtetë me Rusinë, ndërsa në atë ekonomike - arritjen e një bumi të vërtetë industrial në vend", deklaroi Presidenti i Egjiptit, Mohammed Mursi, në bisedimet në Soçi me Liderin e Rusisë, Vladimir Putin.

Mohammed Mursi rikujtoi se një sërë projektesh në Egjipt po realizohen me mbështetjen e Rusisë, duke përmendur ndër to ndërtimin e digave, kombinatit metalurgjik dhe uzinës së aluminit. Ai falenderoi gjithashtu Presidentin Vladimir Putinin për mbështetjen e tij në fushën e bujqësisë dhe bashkëpunimit ushtarak.