0Kur në shkurt në portin e Venezuelës Puerto Cabello hodhi spirancën për shkarkim tashmë anija e pestë ruse, që nga fillimi i vitit, me armë dhe pajisje ushtarake, ekspertët nisën të flasin mbi përfundimin e afërt të kontratave kryesore të mëdha të armëve midis Moskës dhe Karakasit. Dhe puna nuk qëndron këtu vetëm në përkeqësimin e theksuar të shëndetit të Comandante Hugo Chavez, por edhe në faktin se Venezuela deri në atë moment i kishte sosur praktikisht nevojat për riarmatimin e ushtrisë së vet.

Gjatë shtatë viteve të bashkëpunimit të ngushtë tekniko-ushtarak Rusia i ka furnizuar Venezuelës një sasi shumë të madhe armatimesh të ndryshme, duke përfshirë avionë gjuajtës, helikopterë luftarakë, sisteme artilerike, komplekse të lëvizshme raketore të Rojes Bregdetare, sisteme raketore të mbrojtjes kundërajrore “S-300V” (russ. “С-300В”) dhe tanke. Sipas mendimit të ekspertëve, tani ushtria e Venezuelës, përkatësisht shkallës së armatimit të vet, është e gatshme për një luftë të suksesshme kundër armikut, të krahasueshëm në mënyrë konvencionale me ndonjë prej fqinjëve të saj.

Përveç kësaj, buxheti i Venezuelës është shkundur mirë dhe jo vetëm për shkak të riarmatimit të ushtrisë, vuri në dukje Shefi i Laboratorit të Institutit të Amerikës Latine të Akademisë së Shkencave të Rusisë, Viktor Semjonov, në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë":

- Kontratat e nënshkruara të armëve kanë një vlerë prej rreth 11 miliardë $. Gjatë kësaj, në vitin 2012 të gjitha burimet financiare të Venezuelës ishin projektuar për të siguruar fitoren e Hugo Chavez në zgjedhjet presidenciale të tetorit dhe atyre të dhjetorit - të mbështetësve të tij në zgjedhjet e guvernatorëve. Dhe jo vetëm burimet vetiake, duhet thënë, por edhe ato të huazuara. Për shembull, gjatë viteve të fundit Kina i ka dhënë hua Venezuelës 36 miliardë $. Tani deficiti buxhetor i Venezuelës rezulton rreth 13%, inflacioni dhe ritmet e rritjes së PBB-së janë afër zeros. Natyrisht, në rrethana të tilla do të jetë tepër e vështirë për Venezuelën për të blerë diçka të re.

Në të ardhmen e parashikueshme bashkëpunimi tekniko-ushtarak mes Moskës dhe Venezuelës mund të zhvillohet kryesisht në sferën e ofrimit të shërbimeve të mirëmbajtjes së teknikës së furnizuar ushtarake, presupozon Viktor Semjonov.

Zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit tekniko-ushtarak të Karakasit dhe Moskës, sipas mendimit të disa ekspertëve, mund ta pengojë gjithashtu ndryshimi i kursit të politikës së jashtme të vendit nga Presidenti i ri i Venezuelës, Nicolas Maduro. Vizita e liderit të ri të Venezuelës në Moskë, e cila është planifikuar për 1-2 qershorin e këtij viti, ka shumë gjasa ta qartësojë këtë çështje.

Në një intervistë me "Zërin e Rusisë" Kryeredaktori i revistës “Mbrojtja Kombëtare” (russ. «Национальная оборона»), Igor Korotçenko tha si vijon:

- Sigurisht, disa nuanca mund të kenë, padyshim. Por unë do të thoja se biznesi i armëve është një gjë shumë e veçantë, specifike dhe në të gjithçka varet nga negociatat e suksesshme dhe të kuptuarit prej palëve të përfitimeve nga partneriteti. Prandaj, në lidhje me Venezuelën, unë nuk do të shprehja vlerësime pesimiste, sepse fusha për bashkëpunim mbetet megjithatë.

0Rusia ka arritur një rekord të ri në vitet e fundit përkatësisht vëllimit të eksporteve - më shumë se 15 miliardë dollarë. Për këtë një meritë të madhe ka bordi drejtues i Korporatës shtetërore ruse "Rosoboronexport". Së shpejti ne do të mësojmë për lidhje të kontratave të reja me shtete që nuk kanë qenë asnjëherë blerës tradicionalë të armëve ruse. Dhe, nëse do të merret parasysh skenari më i papëlqyeshëm i zhvillimit të bashkëpunimit tekniko-ushtarak me Venezuelën, Rusia do të gjejnë mënyrën për të kompensuar këtë dështim në tregjet e tjera.