Ekipet e pilotazhit të lartë "Kreshnikët rusë" (russ. "Русские Витязи") dhe "Strizhi" (russ. "Стрижи") do të marrin pjesë në paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq të Moskë më 9 maj. "Në këtë festë do të marrin pjesë 43 ekuipazhe të helikopterëve, duke përfshirë edhe makinat e reja “Ka-52” dhe “Mi-28”, si dhe, natyrisht, aeroplanët", njoftoi Kreu i qendrës së katërt të trajnimit shtetëror për personelin e aviacionit dhe stërvitjeve ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes, Gjeneral-Majori Aleksandër Harçevskij.

Ditën e premte u zhvilluan fluturimet demonstrative të ekipeve të ndryshme ruse të pilotazhit në nder të 75-vjetorit të Qendrës së demonstrimit të teknikës së aviacionit në Kubinka (Rusi).