Familja franceze prej 7 pjesëtarësh, e cila u morr peng më 19 shkurt të vitit 2013 nga militantët e grupit islamik nigerian "Boko Haram" në veri të Kamerunit, u lirua dhe iu dorëzua autoriteteve të vendit afrikan, njoftoi të premten administrata presidenciale e Kamerunit.

Në njoftim theksohet se qytetari francez Tanguy Moulin-Fournier, gruaja e tij, vëllai dhe 4 fëmijët me moshë nga 5-12 vjeç, "janë të gjithë shëndosh e mirë". Autoritetet e Kamerunit u shprehën mirënjohjen e tyre autoriteteve të Nigerisë dhe Francës për mbështetjen e ofruar, pa dhënë informacione në lidhje me kushtet e lirimit të pengjeve.