Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Venezuelës njoftoi të premten mbi vendimit për kryerjen e auditimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, njoftoi Agjencia e lajmeve EFE. Këshilli Kombëtar Zgjedhor është i gatshëm të verifikojë të gjitha fletët e votimit.

Lideri i opozitës Henrique Capriles, nga ana e tij, deklaroi se e përshëndet këtë vendim, pasi ai refuzon të njohë rezultatet e zgjedhjeve para se të rinumërohen të gjitha fletët e votimit.

Gjatë zgjedhjeve Presidenti i Përkohshëm (tashmë Presidenti në fuqi) i Venezuelës, Nicolas Maduro, parakaloi Capriles me një përqindje të vogël të votave.