Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kontrollojnë ndërtesën e uzinës së prodhimit të plehrave kimike në qytetin e West (Texas, USA) në kërkim të të mbijetuarve, njoftojnë mediat vendase. Autoritetet lokale i druhen gjithashtu faktit se nën rrënojat e godinave të shtëpive mund të ndodhen trupa të pajetë, çka do të rriste numrin e viktimave të tragjedisë. Sipas të dhënave të policisë, tragjedia mori jetët e 15 personave.

Përfaqësuesi i policisë lokale William Swanton deklaroi se aktualisht shpërthimi konsiderohet të ketë ndodhur si pasojë e një avarie gjatë procesit të prodhimit. Në të njëjtën kohë, mediat nuk e përjashtojnë mundësinë që shpërthimi të ketë ndodhur si rezultat i veprimeve kriminale.