Gjykata e qytetit koreano-jugor Suwon dënoi një 43-vjeçare nga Koreja e Veriut me 4 vjet burg në bazë të aktakuzës për spiunazh në favor të Koresë së Veriut, njoftuan të premten mediat e Koresë së Jugut.

Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, është akuzuar për mbledhjen e informacionit rreth agjentëve sekretë koreano-jugorë që operojnë në Kinë. Sipas fjalëve të saj, atë e detyruan të punonte për shërbimin e zbulimit të Koresë së Veriut, kur ajo po kërkonte punë në Kinë për të ushqyer familjen e mbetur në Korenë e Veriut.