Këtë mëngjes ish-Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, u paraqit vullnetarisht në Gjykatën e Islamabadit, ku u vetëdorëzua në polici. Pas kësaj, me vendim të gjyqtarit atij iu dha masa e arrestit shtëpiak, dënim të cilin ai do ta kryejë në rezidencën e tij në periferi të kryeqytetit.

Ish-Kryetari i shtetit është në pritje të vazhdimit të procesit gjyqësor lidhur me aktakuzat e marrjes me dhunë të pushtetit në vitin 1999 si dhe shpërbërjen e paligjshme të Gjykatës së Lartë.

Të enjten Gjykata e Shkallës së Parë e Islamabadit vendosi të arrestojë Pervez Musharraf menjëherë në sallën e gjyqit. Megjithatë, ish-Kreu i shtetit me ndihmën e truprojave arriti të largohej e të fshihej në rezidencën e tij në periferi të Islamabadit.