Letra e adresuar Presidentit të Gjermanisë, Joachim Gauck, e cila mund të përmbante lëndë eksplozive, u asgjësua, njoftoi ditën e premte për mediat Zëdhënësi i administratës së Kryetarit të shtetit. Sipas fjalëve të tij, Presidenti ishte jashtë rrezikut, pasi në atë moment nuk ndodhej në rezidencën e tij - Bellevue Palace.

Letra u zbulua gjatë një verifikimi rutinë të korrespondencës. Ekspertët vendosën ta hapnin letrën e dyshimtë në parkun pranë pallatit. Mostrat e substancës të gjetur në letër u dërguan në laborator për bërjen e ekspertizës përkatëse.