Në Qendrën “Manezh” të Moskës pritet të hapet ekspozita e artistes japoneze Shiota Chiharu "Kryqëzimet" (ndryshe, "Ndërthurjet").

Galeria fotografike

Bëhet fjalë për një ekspozitë me të vërtetë unike - mbi Femëroren dhe të Përjetshmen. Disa fustane dymetërshe borë të bardha, të mbështjella nga një rrjetë merimange fijesh të zeza leshi, që vesh muret, dyshemenë, tavanin dhe nderet mbi kokat e vizitorëve, duke i joshur dhe zhvendosur ata në hapësirën e instalimit. Ekspozita krijohet në sytë e publikut. Javën e parë vizitorët do të vëzhgojnë punën e vullnetarëve që mbështjellin fijet e zeza rreth veshjeve fantazmagorike të varura në tavan. I tërë procesi filmohet në video. Pas përfundimit të instalimit të ekspozitës video do të shfaqet në ekran.

Punët e Shiota Chiharu nuk përfshihen plotësisht në lëmin e artit bashkëkohor, duke iu referuar më tepër performancave të Yoko Ono, dhomave të Irina Nahova-s dhe fustaneve të "Fabrikës së veshjeve të gjetura".

Ekspozita do të zgjasë nga 19 prilli deri më 18 maj.