Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Eric Holder, mbërriti në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Presidentin amerikan, Barack Obama, në lidhje me situatën në Boston, njoftojnë ditën e premte mediat lokale. Aktualisht përfaqësuesit e shërbimeve amerikane të Inteligjencës po informojnë Obamën për ngjarjet në Massachusetts.

Sipas informacionit të mediave amerikane, në takimin në fjalë janë gjithashtu të pranishëm Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, Drejtor i CIA-s, John Brennan, Zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden, dhe Ministrja e Sigurisë së Brendshme të SHBA-së, Janet Napolitano.