Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për çështjet e bashkëpunimit me Ukrainën, Pavel Koval, i bëri thirrje qeverisë së Ukrainës dhe opozitës të bashkojnë forcat për integrimin e suksesshëm të vendit në BE.

Pavel Koval vuri në dukje se qytetarët ukrainas në zgjedhjet e fundit parlamentare shumicën e votave ua dhanë atyre forcave politike, të cilat avokojnë për pranimin e vendit në BE. "Dhe tani ata kanë të drejtë të kërkojnë veprime konkrete si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita”, theksoi deputeti i Parlamentit evropian.

Pavel Koval vlerësoi gjithashtu pozitivisht punën e Verhovnaja Rada (parlamentit) në sferën e miratimit të legjislacionit të nevojshëm për integrimin e mëtejshëm evropian.