Shtëpia ruse e Ankandit "Kabinet" do të nxjerrë në shitje më shumë se 100 vepra unikale të pikturës ruse dhe vizatimeve të shekujve XIX-XX.

Lidere të ankandit premtojnë të jenë tablloja "Peizazhi me lopë" i Nikollai Krimov (russ. "Пейзаж с коровами" Николай Крымов), për të cilën organizatorët shpresojnë të fitojnë deri në 140 mijë euro, piktura "Pranë pellgut. Olgovo" e Igor Grabar (russ. "У пруда. Ольгово» Игорь Грабарь), vizatimi "Shprehja e dashurisë” i Karll Brjullov (russ. "Объяснение" Карл Брюллов) si dhe një sërë veprash të tjera.

Në të njëjtën kohë organizohet edhe ankandi i librit, në të cilin do të ekspozohen rreth 500 vepra të rralla bibliografike. Ndër më kryesoret janë 5 vepra të Pushkinit, të botuara gjatë jetës së tij, dhe prezantimi i parë në shtyp i Lermontovit në almanakun “Athenaeum" ("Атеней").

Ankandi do të mbahet më 23 prill në Shtëpinë Qendrore të Piktorit në Moskë.