Shpërthimi në uzinën e prodhimit të plehrave kimike në Texas të SHBA-së mund të jetë një sulm terrorist, deklaron policia e shtetit. Bashkëpunëtorët e ekipeve të shpëtimit po vazhdojnë deri tani të krehin rrënojat e uzinës dhe të godinave të afërta të banimit. Shpërthimi dhe zjarri, që e pasoi atë, shkatërruan më shumë se njëqind ndërtesa. Të vdekur, sipas njoftimeve të autoriteteve, mund të jenë nga 5 deri në 15 vetë.

0Sipas disa njoftimeve, në uzinë në kohën e shpërthimit të zjarrit mund të ndodheshin rreth 25 ton kimikate që mund të hyjë në reaksione të pakontrollueshme. Situata mund të përkeqësohet edhe nga moti: sipas parashikimeve meteorologjike shtetit po i afrohet një stuhi me shtrëngatë.