Shpërthimi në uzinën e prodhimit të plehrave kimike në Texas provokoi lëkundje të sipërfaqes së tokës me magnitudë 2.1 ballë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Mbi zonën e shpërthimit janë ndaluar të gjitha fluturimet në lartësi më pak se një kilometër.

Zjarrin në vendin e shpërthimit nuk kanë arritur ta shuajnë ende. Zjarrfikësit nuk mund të punojnë dot me kapacitet të plotë për shkak të tymit toksik dhe erës së fortë. Përveç kësaj, ekziston edhe rreziku i një shpërthimi të dytë. Aty pranë ndodhet edhe një rezervuar tjetër i madh me plehra kimike.