Autoritetet e Koresë së Jugut i konsiderojnë absurde kushtet e parashtruara nga Koreja e Veriut për rifillimin e dialogut me Seulin dhe Uashingtonin, njoftojnë ditën e enjte mediat vendase.

"Kërkesat e Koresë së Veriut janë krejtësisht të pakuptueshme dhe absurde", - citojnë mediat fjalët e përfaqësuesit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut.

0Më herët u bë e ditur se si kusht kryesor, për rifillimin e dialogut të Koresë së Veriut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korenë e Jugut, Pheniani deklaroi anulimin e sanksioneve vepruese të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndaj Koresë së Veriut.