Autoritetet e qytetit meksikan të Cuautitlan Izcalli urdhëruan policët lokalë me mbipeshë që brenda një viti të vijnë në formë.

Në qytet është hapur një palestër e bollshme, e pajisur me vegla trajnimi dhe pajisjet e nevojshme sportive, në të cilën janë punësuar 18 trajnerë profesionistë.

Mbrojtësit e rendit publik janë të obliguar të frekuentojnë kompleksin sportiv 7 herë në javë, duke i kushtuar një seance stërvitore jo më pak se 60 minuta.