Sot po zhvillohet takimi i parë, në të cilin Parlamenti italian do të votojë për kandidaturën e Presidentit të Republikës. Mandati i Presidentit aktual, Giorgio Napolitano, përfundon më 15 maj.

Kandidati për President duhet të marrë 2/3 e votave. Nëse nuk do të kapërcehet ky prag, nga asnjëri prej kandidatëve të nominuar nga partitë, gjatë tre raundeve, atëherë në raundin e katërt për arritjen e fitores do të mjaftojë thjesht shumica e votave. Votimi është sekret. Presidenti zgjidhet për një mandat 7-vjeçar.

0Pretendenti kryesor për postin e presidentit është ish-demokristiani dhe Lideri i sindikatave Franco Marini, i cili javën e kaluar kremtoi 80-vjetorin e vet.