Presidenti amerikan Barack Obama dënoi mosmiratimin prej republikanëve të projektligjin mbi kontrollin e armëve, i cili më parë qe refuzuar nga Senati Amerikan.

"Pro" projektligjit votuan 54 senatorë, ndërsa "kundër" - 46. Për miratimin e dokumentit ishin të nevojshme së paku 60 vota.

Sipas fjalëve të Obamës, lobi i armëve dhe aleatët e tij me vetëdije të plotë, qëllimisht, kanë përhapur gënjeshtra lidhur me projektligjin, duke argumentuar se ai shkel të drejtën e sanksionuar nga Kushtetuta e SHBA-së për mbajtjen e armës.

Gjatë fjalimit të tij Obama theksoi disa herë se, sipas sondazheve, 90% e amerikanëve përkrahin miratimin dhe aplikimin e verifikimeve suplementare për mbajtësit potencialë të armëve.