Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ra në pjesën veriperëndimore të Iranit. Lëkundjet nëntokësore u regjistruan në provincën e Azerbajxhanit Lindor. Ky është tërmeti i tretë i fuqishëm që ka rënë në Iran brenda kësaj jave.

Të martën në zonën kufitare mes Pakistanit dhe Iranit u regjistrua një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë. Autoritetet iraniane konfirmuan vdekjen e një personi, ndërkohë që në Pakistan humbën jetën së paku 40 persona, ndërsa 300 persona të tjerë u lënduan.

Sipas njoftimit të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, të mërkurën në të njëjtën zonë ra një tjetër tërmet me magnitudë 5.7 ballë.