Një tjetër shpërthim mund të ndodhë në uzinën e prodhimit të plehrave kimike në afërsi të qytetit të Waco në Texas, njoftoi kanali televiziv CNN. Sipas të dhënave të tij, ekziston rreziku që në këtë objekt të shpërthejë edhe një tjetër konteiner i madh me plehra kimike.

Të gjithë njerëzit brenda rrezes prej një milje nga epiqendra e shpërthimit u urdhëruan të evakuohen. Në operacionin për evakuimin e njerëzve janë përfshirë 6 helikopterë. Të lënduarit po dërgohen në tre spitale.