Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në uzinën e prodhimit të plehrave kimike pranë qytetit të Waco, Texas. Sipas informatave paraprake, 75 persona humbën jetën, ndërsa qindra të tjerë u plagosën. U shkatërruan rreth 100 shtëpi.

Shpërthimi ndodhi në një kohë kur zjarrfikësit ishin të angazhuar në shuarjen e një zjarri të vogël, që kishte rënë në uzinë.Vala goditëse e shpërthimit dëmtoi dhjetra ndërtesa që ndodheshin pranë saj, duke përfshirë një shkollë, një shtëpi për të moshuar (azil pleqsh) dhe një kompleks shumëkatësh banimi.

Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë shpërthimi ishte kaq i fortë, saqë që u ndje në një distancë prej 25 km. nga uzina.