Në stacionin e kompresorit "Russkaja" (russ. «Русская»), i cili do të jetë pikënisja e gazsjellësit të Detit të Zi “South Stream” ("Rryma Jugore") me itinerar nga Rusia në Bullgari, u zbuluan themelet e tre çifligjeve të lashta greke, të cilat shkencëtarët thonë se u përkasin shekujve II-III p.e.s.

0"Ne studiuam deri në detaje, përshkruam dhe fotografuam rrënojat e njërit prej këtyre çifligjeve, si dhe të gjitha sendet e gjetura gjatë gërmimeve, - thotë Drejtori i Përgjithshëm i "Ekspeditës arkeologjike të Rostovit", Vlladisllav Vereshagin. - Çdo send dhe objekt të gjetur me vlerë ne e morrëm për përpunim. Në të ardhmen këto objekte do t'i dhurohen si eksponate muzeut".