Mijëra sfera transparente xhelatinoze ngjyrë manushqe, më shumë të ngjashme si havjar, notonin në brazda të thelluara në rërë

0. Ja si e kujton këtë ngjarje të jashtëzakonshme Gerardine Vargas, e cila e gjeti këtë substancë:

- Ishte një ditë krejtësisht e zakonshme. Së bashku me burrin tim vendosëm të bënim disa fotografi të terrenit, kur vumë re disa sfera të pazakonta ngjyrë vjollcë që shëndrinin në rërë. Pikërisht vezullimi i tyre dhe na tërhoqi vëmendjen Sfera të tilla kishte kaq shumë...! Ndoshta disa mijëra, në mos më shumë. Asgjë të kësaj natyre nuk na kishin zënë sytë kurrë ndonjëherë më parë.

Çfarë ishte kjo, dhe më e rëndësishmja, në ç’mënyrë dhe prej nga ku u shfaq në një zonë të pabanuar, mbetet mister. Gerardine Vargas kjo gjë e intrigoi kaq shumë saqë ajo u lidh me gazetarët e kanalit televiziv lokal TV KGUN-9, duke shpresuar të sqarojë së bashku me ta se çfarë është në të vërtetë gjetja e tyre. Gerardine Vargas tregon me habi:

- Kur ekipi i xhirimit mbërriti së bashku me ne në vendin e zbulimit të çuditshëm, këto sfera të habitshme ishin ende aty. Ato dukeshin si vezë të mëdha peshku, që farfurinin dhe shkëlqenin në diell. Mos ishin ndoshta këto vezë të jashtëtokësorëve? Si përfundim, të gjithë ne nuk arritëm të kuptojmë dot se çfarë ishin ato në të vërtetë. Na lindën më shumë pyetje se sa përgjigje. Por unë jam mëse e bindur se ato ishin diçka me origjinë jashtëtokësore.

Radiokompania "Zëri i Rusisë" iu drejtua ekspertëve për sqarime. Biologia ruse Svetllana Kasatkina shprehet me siguri se kjo substancë nuk ka origjinë jashtëtokësore:

- Është fare e qartë se fjalë bëhet për ndonjë lloj mutacioni. Ndoshta kemi të bëjmë me një lloj të ri të kërpudhave pelte (xhelatinoze). Në çdo rast, pa analiza të posaçme është tejet e vështirë të bëhet ndonjë vlerësim apo të nxirret konkluzion. Unë, po të isha në vend të kolegëve amerikanë, do të shfaqja një interes shumë të gjallë ndaj kësaj gjetje.

0Në përgjithësi, dukurisë, me të cilën u ndeshën njerëzit në shkretëtirën e shtetit Arizona, tani për tani është e vështirë t’i jepet një përkufizim i saktë. Nëse “zbulimi i Arizonës” është i origjinës jashtëtokësore apo në të vërtetë një mutacion i çuditshëm natyror, këtë do ta tregojnë hulumtimet e mëtejshme. Ndërkohë, shumë prej banorëve të Tokës sërisht do të fillojnë të ushqejnë shpresën se planeti ynë ka ndofarë fqinjësh të paidentifikuar ende.