Në ishullin jugor japonez të Okinawa-s sot do të vendosen për një periudhë të pacaktuar kohore 4 komplekse të mbrojtjes antiraket “Patriot” të modifikuara së fundmi me qëllim të interceptimit të mundshëm të raketave balistike të Koresë së Veriut.

Nga dy sisteme “Patriot” së bashku me radarët, postet e komandimit dhe arsenalet e raketave mendohet të vendosen përkatësisht në qendrën administrative të Okinawa-s, në qytetin e Naha dhe në bazën ushtarake të Tynan, që ndodhet në verit të qytetit të Naha.

Më parë këtë muaj Pheniani është kërcënuar se në rast provokimesh të reja do të sulmojë bazat ushtarake të SHBA-së në rajon, duke përfshirë edhe Okinawa-n.