Parada ushtarake me rastin e Ditës Kombëtare të Ushtrisë u zhvillua sot në afërsi të kryeqytetit të Iranit pranë mauzoleut të themeluesit të Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Mousavi Khomeini.

Shikuesve iu demonstruan modelet e armatimeve dhe teknikës ushtarake të prodhimit iranian, me të cilat është pajisur aktualisht ushtria e vendit, duke përfshirë këtu sistemet raketore dhe artilerike, komplekset e mbrojtjes kundërajrore dhe aparatet fluturuese pa pilot. Para tribunave parakaluan njësitë e të gjitha llojeve të trupave ushtarake.

0Në paradë ishin të pranishëm Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinexhad, Ministri i Mbrojtjes Ahmad Vahidi, një sërë eprorësh të lartë ushtarakë si dhe krerët e misioneve diplomatike.