Moska është e kënaqur me vendimin e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, për të vizituar Rusinë dhe për të marrë pjesë në Forumin e liderëve të vendeve eksportuese të gazit që do të mbahet nga data 1-2 korrik të vitit 2013 në Moskë, deklaroi për gazetarët Zv. Ministri i Jashtëm rus Sergei Rjabkov.

Pak kohë më parë në microblog-un e tij në Twitter Maduro pati njoftuar se planifikonte të vizitonte Rusinë nga data 1-2 korrik të vitit 2013.