Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në rast fitoreje në zgjedhjet parlamentare të 22 shtatorit të vitit 2013 synon sërish të kryesojë Qeverinë e Gjermanisë edhe për 4 vitet e ardhshme. Për këtë ajo deklaroi në një intervistë të botuar në numrin e sotëm të gazetës “Bild”.

"Unë dua të vazhdoj veprimtarinë e koalicionit kristian-liberal dhe kam ndërmend të punoj edhe më tej si Kancelare federale në interes të vendit dhe të popullit", - theksoi Kreu i Kabinetit të Ministrave të Gjermanisë.