Programi special "Linja direkte me Vladimir Putin" do të mbahet me datë 25 prill, më 12:00 sipas orës së Moskës, njofton shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Ajo do të transmetohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në kanalet televizive "Kanali i 1-rë" (russ. «Первый Kанал»), "Rusia 1" (russ. «Россия 1»), "Rusia 24" (russ. «Россия 24») si dhe në On Air-in e radiostacioneve "Majak" (russ. «Маяк»), "Vesti FM" (russ. «Вести FM ») dhe "Radio Rusia" (russ. «Радио Россия»).

0Presidentit mund t’i drejtojnë pyetje, si dhe në vitet e mëparshme, jo vetëm mysafirët e programit të ftuar në studio, por edhe ata qytetarë, me të cilët Vladimir Putin do të komunikojë gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta nga qytetet e tjera Rusisë, si dhe telefonuesit ose personat që do të dërgojnë mesazhe-SMS në një qendër të caktuar telefonike.