Liderët e një sërë shteteve latino-amerikane ditën e enjte do të mbajnë një takim urgjent për të diskutuar krizën politike në Venezuelë pas zgjedhjeve presidenciale, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Perusë.

Siç pritet, për pjesëmarrje në këtë takim, që do të mbahet në Lima, do të mbërrijnë presidentët e Perusë, Uruguajit, Argjentinës, Kolumbisë dhe Brazilit.

0Në fund të takimit shumica e këtyre liderëve do të drejtohet për në Venezuelë për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit të fituesit në zgjedhjet presidenciale të Venezuelës, Nicolas Maduro, të planifikuar për në 19 prill.