Presidenti sirian Bashar Al-Assad deklaroi të mërkurën se konflikti i armatosur në vendin e tij mund të përhapet në territorin e Jordanisë fqinje, duke çuar në pasoja negative për vendet e Perëndimit.

Sipas fjalëve të tij, mijëra militantë dhe terroristë marrin armë dhe municione nga territori i Jordanisë. "Perëndimi nuk e di, ose ndoshta e di por nuk dëshiron të pranojë se ajo çka ai po bën për terroristët, do të kthehet ndonjë ditë kundër vetë atij", - shtoi Presidenti.

Assad mendon se që nga dita e parë e konfliktit në Siri faktori kryesor që kontribuoi në shpërthimin e tij ishin forcat e jashtme.