Jordania është kundër çdo ndërhyrje ushtarake në Siri, deklaroi sot Ministri i Shtetit për çështjet e mediave, Përfaqësuesi zyrtar i qeverisë jordaneze Mohammad Al Mumani.

Mbretëria Hashemite ka kufi të përbashkët me Sirinë dhe aktualisht, së bashku me Turqinë, vazhdon të presë dhjetëra mijëra refugjatë sirianë që kanë marrë arratinë nga luftimet në vend.

0"Amani kërkon me këmbëngulje zgjidhjen e konfliktit me mjete politike, për t'i dhënë fund në këtë mënyrë gjakderdhjes në Siri", - theksoi Mohammad Al Mumani.