Komandanti i Forcave të Armatosura të Iranit, Ataollah Salehi, deklaroi të enjten se trupat e tij, nëse do të jetë e nevojshme, janë të afta pa ndihmën e vendeve të tjera të asgjësojnë Izraelin.

"Ushtria e Republikës Islamike të Iranit me gatishmëri të plotë do t’i kundërpërgjigjet me një goditje të shpejtë dhe shkatërruese çdo lloj agresioni armik", - tha ai.

Përveç kësaj, sipas mendimit të Salehit, Izraeli është "shumë i dobët që të përbëjë një kërcënim serioz për Iranin", kështu që nuk ia vlen t’i kushtohet vëmendje deklaratave agresive të Tel Avivit në adresë të Teheranit.