Politika e qeverisë turke "zero probleme me fqinjët" dhe përpjekjet e saj për të hedhur në lojë "kartën kurde", për zgjidhjen e problemeve të brendshme, dështuan, mendon Presidenti sirian Bashar Al-Assad.

Sipas fjalëve të Presidentit sirian, tentativa e autoriteteve turke, për të shtyrë kurdët e Sirisë të luftojnë kundër forcave qeveritare, përfundoi me dështim të plotë. "Kurdët në Siri janë një pjesë e natyrshme dhe integrale e popullit sirian. Shumica e kurdëve janë patriotë të Sirisë, por ka dhe oportunistë, të cilët përpiqen të përdorin çështjen kombëtare për qëllimet e tyre personale", - deklaroi Assad.

Përveç kësaj, sipas deklaratës së Assad, “politika turke "zero probleme me fqinjët" u shndërrua në një zero me xhufkë në të gjitha drejtimet".