0Komunikacioni hekurudhor me kompleksin industrial u ndërpre nga Pheniani që në muajin shkurt. Në prill u mbyll edhe qarkullimi i mjeteve të transportit nëpërmjet autostradave. U arrit të evakuohet i gjithë stafi koreanojugor i pothuajse të gjitha 123 kompanive që punojnë në Kaesong. Përveç 209 vetëve. Presidentja Park Geun-Hye kërkoi lejimin e qasjes në Kaesong të biznesmenëve me qëllim që ata të kenë mundësi për të inspektuar gjendjen e njerëzve të mbetur atje dhe për të bërë inventarin e pajisjeve në ndërmarrjet industriale koreanojugore. Pheniani zyrtar e injoroi edhe këtë kërkesë. Ndërsa dhjetra gazetarë televizivë në postbllokun Paju, i cili çon në Kaesong, bënë gjithë ditën dezhurn pranë portës. Por edhe kjo ju lejua atyre në regjim shumë të kufizuar qëndrimi, sepse postblloku ndodhet direkt në Zonën e demilitarizuar midis dy vendeve.

Kjo Zonë dy-kilometërshe e përjashtimit shtrihet përgjatë vijës së demarkacionit, e cila ndan Gadishullin Korean që nga viti 1945. Ajo është themeluar në vitin 1953 për të shënuar, përcaktuar pozicionet, në të cilat u tërhoqën ushtritë e Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) dhe Koresë së Jugut, duke pushuar zjarrin. Formalisht, vendet deri tani ndodhet ende në gjendje lufte. Ia vlen të përmendet se kudo brenda kësaj zonë dhe përreth perimetrit të saj, përveç telave të zakonshme me gjemba, për ngritjen e ndërtimeve rrethuese përdoret e ashtuquajtura spirale e Brunos. Ajo është e ndaluar nga Konventa e Gjenevës për t’u përdorur në kohë lufte. Telat me gjemba në Zonën e demilitarizuar janë, meqë ra fjala, mbrojtje jo vetëm nga fqinji verior, por edhe nga turistët. Ata i lejojnë të hyjnë vetëm në vende të posaçme të kësaj zone, meqenëse deri tani në pyjet e saj janë ruajtur qindra e mijëra “mini-flutura”, predha të cilat janë hedhur nga Koreja e Veriut atje nga helikopterët gjatë luftimeve. Rreth minave, të vendosura tashmë prej koreanojugorëve, tregojnë kur turistët zbresin në një nga katër tunelet që kalojnë nën Zonën e demilitarizuar. Koreanoveriorët filluan t’i ndërtojnë ato pothuajse menjëherë pas shfaqjes së Zonës së demilitarizuar. Por u zbuluan dhe u bllokuan këto tunele shumë më vonë. I fundit në vitin 1990. Pas zbulimit të tunelit koreanojugorët e murosën atë dhe, në kuptimin e plotë të fjalës, e mbushën me mina - për të parandaluar dyndjet, intervencionet e reja. Sot për turistët është hapur tuneli i gjetur në vitin 1978. Ai duhej të siguronte pothuajse menjëherë - për 1 orë - hedhjen e dhjetëra mijëra ushtarakëve koreanoveriorë në Seul.

0Zona e demilitarizuar aktualisht nuk është vetëm dhe jo aq shumë një vend i kujtesës historike. Për të huajt ajo është një atraksion turistik me dyqane të shumta suveniresh dhe vende të veçanta për fotografim. Kurse për qytetarët e Koresë së Jugut - një prej simboleve kryesore të propagandës. Çdo ditë këtu sillen për ekskursione nxënësit e shkollave dhe ushtarët u flasin atyre për të kaluarën e lavdishme ushtarake dhe për të ardhmen jo më pak të lavdishme - në formën e vendit të bashkuar.