Për sa kohë do të synohet izolimi i regjimit të Bashar Al-Assad, aq më tepër kërcënime do të ndjehen në Siri, deklaroi Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Sergei Lavrov, pas bisedimeve me homologun e tij turk Ahmet Davutoglu.

"Pasojat e krizës siriane janë të tmerrshme - jetë njerëzish, vuajtje, kriza humanitare. Shpresoj që në këtë situatë të mbizotërojnë arsyeja e shëndoshë, pragmatizmi, dhe interesat e popullit sirian", - theksoi Lavrov.

Ministri vuri në dukje se disa nga pjesëmarrësit kyç të këtij procesi kanë siguruar se do të kërkojnë mënyra për fillimin e dialogut. "Unë shpresoj shumë që kjo të arrihet sa më shpejt", - nënvizoi Lavrov.