Edhe 2 persona të tjerë kanë humbur jetën nga virusi H7N9 i gripit të shpendëve në Shanghai, në lindje të Kinës, njoftuan për gazetarët ditën e mërkurë autoritetet lokale. Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 16 persona.

Aktualisht janë regjistruar gjithsej 77 raste të infektimit me H7N9 në Kinë. Autoritetet kinezë paralajmërojnë se ky numër mund të rritet.

0Ndërkohë, në Ministrinë e Shëndetësisë të Kinës deklaruan se deri më tani nuk është zbuluar asnjë dëshmi që virusi i gripit të shpendëve të përhapet nga njeriu te njeriu.