Presidenti rus Vladimir Putin i shprehu ngushëllimet e veta Presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad lidhur me tërmetin që ra në juglindje të vendit dhe deklaroi mbi gatishmërinë për të ndihmuar vendin në kapërcimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

"U uroj shërim të shpejtë të plagosurve si dhe shpreh gatishmërinë për të ndihmuar në kapërcimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore", - thuhet në telegramin e Presidentit rus.

Të martën një tërmet me magnitudë 7.8 ballë sipas shkallës Rihter ra në juglindje të Iranit. Vatra e tij u regjistrua në një thellësi prej rreth 82 kilometrash.