Agjencia Federale Kozmike e Rusisë (“Roskosmos”) u bashkua zyrtarisht me Kartën Ndërkombëtare për kozmosin dhe katastrofat e mëdha.

Aderimi i “Roskosmos” në Kartën Ndërkombëtare u bë në kuadër të takimit të 29-të të Kartës, i cili po zhvillohet në Berlin nga 16 deri në 19 prill.

0Karta u themelua në vitin 1999 për të ndihmuar vendet e prekura si rezultat i situatave të jashtëzakonshme. Karta Ndërkombëtare numëron tashmë më shumë se 12 anëtarë.