Për disa javë OKB-ja mund të ndërpresë pjesërisht dhënien e ndihmës për të prekurit nga konflikti në Siri si pasojë e mungesës së fondeve dhe situatës së krijuar në vend. Kjo u njoftua nga drejtuesit e agjencive humanitare të OKB-së nëpërmjet një deklarate të përbashkët, të publikuar të martën.

Bashkëpunëtorët e OKB-së u bënë thirrje liderëve të vendit “të tregojnë përgjegjësi karshi popullit sirian dhe të ardhmes së rajonit” si dhe “të këmbëngulin për gjetjen e një rrugëzgjidhje politike” të krizës para se qindra mijëra njerëz të tjerë “të privohen nga shtëpitë, jeta dhe e ardhmja e tyre”.