Në mesin e viktimave të shpërthimeve në vijën e finishit në maratonën e Bostonit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njëri ishte shtetas i Kinës, njofton ditën e mërkurë Korporata Radiotelevizive britanike British Broadcasting Corporation (BBC).

Dy viktimat e tjera ishin qytetarë amerikanë - 8-vjeçari Martin Richard dhe punonjësja 29-vjeçare e restorantit, Crystal Campbell.

0Dy shpërthime gjëmuan ditën e hënën 2 orë pasi fituesit e maratonës kaluan vijën e finishit, ndërkohë që pjesëmarrësit e tjerë po përfundonin garën. Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 150 persona janë lënduar.